Po cdonjeriut i shkon ne mendje shpesh te mbaj ditar. edhe mua shpesh, shume shpesh me shkon mendja qe te filloj seriozisht te mbaj ditar.
Asesi te mbaj, tani me facebook-un disi po i shenojme ngjarjet por peresi nuk eshte ditar. nuk e themi ate qe mendojme, te qe e ndiejme, ate qe e prejetojme, shpesh edhe ate qe duam ta themi.
Akoma me keq fillojme te harojme.
Ja tani eshte dhjetor 2018. shume ngjarje kane ndodhur, shume perjetime, pak gjurme mbesin.
duke pare boten aktuale, dhe kur kujtoj se cka kam perjetuar une ne jeten time, me duket se nuk jam 49 vjec por 300 vjec
kam shume per te shkruar nese arij qe nje dite me te vertet ti perkushtohem ditarit, apo librit te jetes sime.
Ti shkruaj ato qe me kujtohen nga femijeria ime ne mehalle, shoket e femijerise qe veren e kalonim ne fshatin Bomove.
Po dicka prej foshnjores kur mesoja me edukatoren Gjylsime, shoket e foshnjores, fotografine e kam akoma, ne te cilen foto kemi qene aq te vegjes, ku si Bullafiq duket Fisniku (Marku) -ndjese paste dhe Dulla (Papraniku), ne foto eshte edhe Armondi, djali i mesueses i cili humbi jeten ne nja aksident ne moshe mjaft te re sapo ish martuar ne Amerike.
Ne ditar tani mund te kujtoja edhe shkollen fillore, me kujtohet, 1 shtator, binte shi dhe ne klase na priti nje mesuese plake e vjeter. Por na priti si te ishte gjyshja jone, dhe kater vjet na u be e dashur sa qe nuk e kam haruar kurre. Ishte mesuesja Mukades Haxhialili, vajza e pare dibrane qe ishte bere mesuese, me klasen tone edhe doli ne pension. ishte mesuesja e mesueseve te mesuesve tjera.
ne fakt edhe mesueset tjere ishin te vjeter ne ate gjenerate, Hajredin Dibra, lemce Rusi, Mirushe Qormemti, por edhe me te Reja, athere Mediha Cami e cila Desin e kishte pase mesuese.
Ne shkolle Fillore kisha fatin te kem arsimtare mjaft te mire te cilet me te vertete me kane lene mbresa te paharuara dhe kane mbjelle dashurine per librin, punen, edukate dhe kulture, Kisha fatin te kem mesues matematike Nexhmi Dibren, Rizvan Kolecin edhe Habdi Haxhiun, Arsimtar Biologjie Ismet kajen e Kadri Demen, Arsimtar te gjuhes Emin Pustinen ....... sa gara ne matematike, gjithmone te paret dilnim me Fisnikun dhe Argetim Kerlukun e ndjere (sa shume shoke te gjenerates tone nderuan jete ne moshe te re.
Gjimnazi, dy vitet e para ne Diber, te paharuara, shetitja ne gjithe Jugosllavine mbas vitit te dyte, dalja ne Trieste, pastaj vitin e trete dhe te katert ne Prishtine ne drejtimin matematiko-teknik, dhe ne konvikt te Germia.
prej Dibre ishim une, Fisnik Marku, Argetim Kerluku, Ramazan Serpetova, Maliq Disha, Hasan Spahiu, (Eleonora Hambari ( e cila gjithashtu ne moshe te re nderoi jete) kurse viti i katert ishin Ylli Marku, Bekim Ballanca, Fisnik Pasholli pastaj Burim Hoxha nga Shkupi, ku u njoftem dhe beme shume shoke si Ilir Mehmeti nga Kercova, Fatlum Spahija nga Peja, e shume shoke nga prishtina ne shkolle,
Mbas vitit te kater ne vere shkova ne Itali, te punoj duke mbledhur duhan ne fushat e kampanjes, ne rethin e Casertas , Portiko, te Angelo di Giovani, ku fillova te mesoj italishten. pune e rende, vape, por te trajtuar mire nga familja ku punoja.
ne shtator shkova ne Ushtri ne APJ, Obrenovac afer Beogradit- shofer, pas 52 ditesh trajnim me trasferuan ne Bela Crkva-Vojvodine. periudhe e tensionuar me presione, te medha politike se ishte viti 1989, por ja dolem.
Per ushtrine akoma mbaj mend aq shume sa mund te shkruaj nje liber te tere, po ishte nje shkolle, edhe mora leje C per vozitje por edhe mesova te luaj me nervat.
Filloi fakulteti ne fakultetin elektroteknik ne Prishtine, gati me gjithe shoket e klases e te gjenrates nga shkolla e mesme. dy vite te paharueshme,
Pastaj masat e dhunshme, protesta, lotsjelles,.. ,byllja e shkolles, mesim ne shtepia private. Nuk durova ika, shkova perseri ne Itali, po vjeshte, vjelja e duhanit kishte mbaruar, gjeta pune ne Cirk, mora edhe shoket me Vete, Lutfi Mjekiqin e Besim Gergurin, ne cirk beme nje ekip me dibran edhe shqiptar, ne hyrje vendosem edhe flamurin shqiptar, punuam gai gjith dimrin, por une u largova, e disa qe mbeten i mashktroi pronari i cirkut Paride Ofei, nuk ua dha disa rroga..
Ne Itali disa vjet me radhe ne Perugia, ku punoja ne Trampolini tek Gianpaolo Racanela, ku e mora edhe kusheririn Naim Ambarin dhe shkonim shpesh tek djemt e halles sime, Atip, Abdulla dhe Lirim Bufi.
Shkollimine vayhdova ne Shkup ne ETF.
Nji vit ndejta cimer me motren Bleten, pastaj ne Konvikt ne Goce Delcev e pastaj ne barake ne Medicinar, atje bera shoqeri tjetere, sidomos me dibranet, Ilir Dovolanin, Bumin e Miryos, pastaj Eugen Yeqirin nga Kumanova, Ilmi Recin dhe Nexhmi Selen nga Struga e plot e plot tjere, Maline Krifces normal nuk mund te mos e permend..
permes Ilirit njoftova edhe balldesken e Ilirit, Liljanen, e cila u be edhe dashuria e jetes sime, me te cilen me vone u martova.
Fejesa, pushimi i pare, viyita ne Turqi te Halla ime ne Ankara me Liljanen, lidnja e femijeve, perjetime qe duhet te shkruhen patjeter.
Mbas mbarimit te shkolles, aktiviyimit ne pune,
3 vjet trajner per kompjuter ne qendren babylon, nji vi profesor i informatikes ne Gjimnaz, 1 vit IT isntruktor ne UEJL ne Tetove.
Angazhimi ne formimin e BDI-se, sekretar i pare i deges, 12 vjet anetar i kryesise, 4 vjet keshilltar ne keshillin e komunes.
Puna 3 vjet ne Qendren p[er perkrahje te OJQ-ve ne Diber, pastaj nag 2006 e kendej puna dhe angazhimi ne CSCD. projekte, inicijaiva, aksione, trajnime, konferenca, monitorime, analiza,... me qindra me qindra, pse te mos i shenoj?
Duhet, duhet, nje liber !
definitivisht duhet!
Perkushtimi i im dhe lIljanes ne rritjen e femijeve Besarit i cili e ka mare rrugen per tu be mjek, por edhe Valdrinit i cili besoj se do shkon gjurmeve te Besarit, duhet tju le nje materijal qe kur te mplaken te lexojne perjetimet e prinderve te tyre.
Edhe une kur te mplakem, kur ndoshta memorja nuk do me punoje, mund ti lexoj memoaret e mija, te rifresoj memorjen sikur shfletojme ndonje album te vjeter fotograish, qe me digjitalizimin, nuk po bejme albume te reja