Dhjetor 2019
Duke pritur para bankomatit te banka, te nxjer para nga bankomati, dasht apo pa dasht futem ne muhabet me ata e presin te nxerin para. Iishte edhe dita kur shperndaheshin shtesat socijale. Shumica ishin te gezuar se ko qeveri i ka ngritur 3 fish shtesat socijale, edhepse perseri doli muhabeti se me 100 euro nuk mund te mbulon as per se afermi shpenzimet, kishin te drejte, dhe une pohova me koke!
Pasi ne ne Diber njihemi te gjithe, njeri me leshoi nje muhabet, lum si ju qe nuk jeni te mvarur nga ndihmat socijale dhe e keni gjendjen mire, u ndjeva pak keq por perseri thash se zoti te na jep shendet, dhe se duke pasur shendet duhet te punojme aq sa mund te gjejme pune dhe se zoti ka menduar per te gjithe, cdokush e ka fatin e vet dhe se zoti mendon edhe per milingonen e vogel, plus iu drejtova atij, ja shyqyr zotit ke shendet, je veshur krejt me te reja plus ke edhe veture, fale zotit nuk eshte se edhe ty je aq keq.
Ne keto muhabete me erdhi radha dhe shpetova nga zgjerimi i debatit.
Po tani vetmevete e mendoj, po fale zotit jam mire, zoti na ka falurr shendet dhe na e ka bere mbare ne familje. Po fale zotit, kemi shtepi, dyqan, dy makina, traktor, edhe dicka ne banke per ti shkolluar femijet.
Por a kemi qene gjithmone keshtu, ndoshta jo.
Qe ne moshen e hershme si femije kemi punuar, me bujqesi , blegtori, kemi mbjellur kopshte. prej ne moshen 13 vjecare me motokosen kositja me para krejt fushen e Dibres, qe ne moshen 18 vjecare shkoja ne gurbet duke mbledhur duhan ne Itali, pastaj ne lojrat trampolini, me ata para bleme traktor, dhe mbuloja shpenzimet e studimeve.
pastaj hapem dyqan me qira, punonim edhe bujqesi, edhe tregti edhe mbanim farme, bleme dyqan, bleme shtepi, bleme kamion, .....
Pervec punes, studijova, vazhdimisht ndiqja trajnime, seminare, merja pjese ne konferenca u paisa me dituri e shkathtesi te ndryshme, pra investova ne dituri dhe shkathtesi e normalisht pastaj i perdora ne pune, kam punuar ne ekspertiza, trajnime, projekte, dhe me e rendeishmja gjat gjithe kohes kam kursyer, kursyer,
kam investtuar vetem kur ka qene e domosdoshme, kam mirembajtur shtepine, kam blere makina, vegla te ndryshme per pune. dhe shumicen e puneve i kam bere vet jo me punetore. prandaj jam mire.
vazhdoj te punoj edhe do vazhdoj, nese zoti me fal shendet.
Jam i bindur se nese punon vazhdimisht, ate qe fiton e menaxhon me kujdes, mund te jetosh mire, pa pasur nevoje asnjehere te perfitosh dicka haram, ose tja marish hakun e tjeterkujt
No comments:
Post a Comment