Tuesday, March 3, 2026

 3 mars 2026

Dite ramazani, jam ne dyqan, qe e rihapa pas 2 vjet e gjysme pauze, Kur su semur baba, Liljana duheshte te kujdeset per prinderit e mi dhe e dhame dyqanin me qera. Baba nuk jetoi edhe shume. Keto dy vite e kaloja kohen e lire disi me bletet, ndertova nje shtepi te vogel ne Bomove. Pasi avoktja qe e kishte dyqanin me qera e leshoi se shkoi ne Amerike, e hapa perseri  sy dyqan per Lodra per femije, do ta provoj a do te kete sukses a jo.

Sot ka vdeke Lirka e halles Muzafer, shkova ne Spital ku akoma ishte kufoma, u shpreha ngushellime.

Mbasi eshte ramazan dhe nuk kam nerva te punoj dicka , i shkruajta gazetes Rruga e Arberit se ma ka premtuar ta botoje nje bisede me Baben por u nderpre botimi, tani me shkrujaten se do filloj te botohet perseri dhe ua dergova edhe njehere artikullin, do shofim a do e botojne, artikulli eshte ky


Një jetë mes zhgënjimit dhe shpresës Shiqiri Markja

Nje bisede me baben


Nje mbasdite me diell në ballkonin qe baba e quante Kryet e shkallëve ku ne mbremjet verore e cakronim nga nje gote raki rushi e cila na e shtoi muhabetin, qe na fakt baba kishte deshire qe ta tregonte jeten e vete, por qe duheshte pak ta nxitesh.

Une sa per ta nxitur i them,

-        A  u lodhe o babe?

Se sipas moshes qe ke me vjen cudi ku e  gjen gjithe  kete  force per te hecur?

Kam lindur ne 1938 pra kam 74 apo 75 vjet. Fale zotit si per kete moshe kam shendet te mire, por ja kemba me  pengon se do te ecja edhe me shume.

- Or babe , shyqyr që je mirë, por më trego kur ka qenë më mirë tani a ma përpara, si e krahasoni kohen e femijeris suaj me kohen e sotme?
Baba u qesh dhe e hapi librin e kujtimeve qe e kishte pa fund.
- Kane qene kohe te veshtira. Babai im (Mersim Markja) ne fakt ishte i pasur, ne kishim shume toke e bageti, kishim 4 punetor, njeri shkonte me dhen, njeri me dhi, dy e punonin token, une si i vogel kujdesesha per qengjat, nena ime qe ishte nga Kovashica e Maqellares e bija e Elmaz Jasharit  kujdesej per ushqimin dhe per bletet, kishte edhe nje grua qe i ndihmonte ne punet e shtepise.
Ne kohen e italise kur kapitulloi Italia  dhe ushtaret italiane i vrisnin gjermanet, familja jone u shtua edhe me nje  ushtar italian, Andon Omore e quanin ai qendroi 2 vite e gjysem ne shtepine tone, edhe ai punonte me ne, ai me mesonte italisht, e mbaj mend bukes i thonte pane. Eh thonte une nga oficer tani po i ndihmoj Babës mersim në Bujqësi, ishte qytetar i shkreti.
Vellai im Dauti ishte kapter ne Zhupe, edhepse ishte lufte ai u kujdes mjaft per banoret e Zhupes dhe prej atehere ne kemi shum miq nga Zhupa.

Shkollen e kishim ne Bomove, mesuesit i kishim shume te mire, Skender Dacin e Faton Dacin, kurse ne Diber Medat Camin.
Me kujtohet një ngjarje, një ditë mësuesi  Medat Cami ne mesim na tregoi se ka dale nje radio ku e shikon njeriun si i jep lajmet dhe kendon. Kur erdhem ne Bomove pleqt tone, qe mas dite  rinin ne bahce, pinin raki e hanin mjalte, na pyeten si kaluat sot, çkishte ndonjë të re Kaj Shehëri, ne i tham se na tha mësuesi se ka dalë një radio që e shohësh njeriun, ata qeshën ahahaa u paska rejt mësuesi, nuk dinin njerëzit atëherë.
Në shkollën lart që i thonim gjimnaz na mësonte  Esat  Mezexhiun te cilin e Burgosen komunistet.
E mbaj mend në orë të mësimt na erdhën dy inspektorë, u ulën në fund të  klasës dhe kur mbaroi mësimi e morën zotëri Esatin  dhe e burgosën.
Në këmbë shkonim dhe vinim në shkollë, ishte vështirë sidomos Dimrit.
Tani fëmijët rriten në kushte të mira falë zotit asnjëherë nuk ka qenë më mirë se tani.

Ne më të vështirë e kishim pas luftës.
Edhe pse baba im nuk mireshte me politikë, ishte bujk, por ishte i pasur. Komunistët kishin për qëllim që ti shkatërojnë të pasurit, tatim na mernin ne sa gjithë fshatit, shumë shpesh na bastisnin që të na gjejnë armë, ja në ball e kam shenjë, isha i vogël natën erdhën komunistët dhe i shkepnin dërrasat e dyshemesë të gjenin armë, një partizane vajzë e kishte mbështetur  pushkën e saj në mur, ajo ka rëshqitur e më ka çarë ballin.

Njëherë më kujohet e lidhën babën për parmakët e shkallave dhe Staf Leshi i thonte Babës, ti bësh dua Meleqkës ( nënës sime, se e kishte nënën kushërirë) se e djeg këtë shtëpi.
Shkoi nëna në mëngjes tek Aqif Lleshi se e kishte djalë halle, dhe e luti që ti thotë Stafës të na lejë rehat.


A vazhduan gjatë presionet e komunistëve?
Po vazhduan të na kontrollonin, i bënin presion Vëlla Dautit, na konfiskuan tokë me reformën agrare dhe ua dhanë tokën tonë kushërinjve tonë, me qëllim të shkaktojnë përçarje.
Por më e keqja na erdhi kur Iku në Shqipëri Aqif Lleshi.
Të gjithë miqt e tyre i internuan, edhe famijen time gjithashtu sepse nëna ime e kishte kushëri.
Babën dhe Dautin i Burgosën kurse ne fëmijët dhe nënën na internuan në fillim në Manastir në një fshat të bërë posaçërisht Novo Selo, e pastaj na Veles, në një vendbanim Gradsko.
Na i konfiskuan dhentë, lopët, dhitë, kuajt, bletët gjithçka, e kur erdhëm na kthyen shumë pak 2 lopë 10 dele e 3 bletë.

- Si u trajtonin në Internim?


Si armiq të popullit, ne kishim pak fat se nëna kishte ca para dhe të paktën blenim bukë dhe nuk ishim të uritur. Motrën e madhe e kishim të martuar tek Familja e Dishave në Dibër të cilët po ashtu ishin të pasur, edhe ata shpesh na dërgonin ushqim dhe veshmbathje. Por edhe ata pas një kohë u detyruan të emigrojnë në Turqi. Shume familje u internuan, por me duhet ta them se fshataret maqedonas na trajtonin mire, edhe ata ishin te varfer, por kur kishin mundesi u jepnin buke femijeve qe lypnin buke.

 



- Derisa ju ishit në internim Baba dhe mixha Daut ishin në Burg?
Ishin në Burg, unë njëherë shkova e vizitova babën në Burg, nga Velesi me tren  shkova në Manastir te baba në burg. U gëzua baba kur më pa, por policët ma morën ushqimin që ja dergova dhe nuk ja dhanë babës. E hudhën në tokë.
Atyre u kishin montuar sikur kanë bashkëpunuar me një disident nga Gostivari, Sali Lisin, e sikur këta i kanë mbajtur lidhjet e tij me Shqipërinë edhe atë përmes një djali prej familjes Cami nga Viçishti. I kishin detyruar dy kushërinj  tonë Xhetanin dhe Izetin të dëshmojnë kundër. Por fati ishte në anën tonë se në fakt ai djali prej Viçishti kishte pas vdekur disa vite më parë dhe akuza u shkoi huq, Baba dhe Dauti u liruan por i burgosën për dëshmi të reme Xhetanin dhe Izetin, vetë i detyruan vetë i dënuan, ka qenë shumë keq.
Edhepse u liruan babën e kishin malltretuar keq dhe e kishte humbur shëndetin, nuk shkoi gjatë dhe baba vdiq.

- Keni kalur kohë të vështira, shtoj per ta nxitur muhabetin

Gjithmonë,  kemi hjekur keq.
Sërbët, duhet të ketë qenë diku viti  1913 ,  për një ditë në fshatin Kovashicë ma kanë pushkatuar
Edhe gjyshin Elmaz Jasharin edhe dajën Tosumin i cili në atë kohë ka qenë i fejuar. I kanë pushkatuar në oborr të shtëpisë.
Per ta shtuar muhabeti vazhdova ta pyes,

-        Pas mbylljes së kufirit nëna mbeti në Jugosllavi, a kontaktoi me familjen e saj në Shqipëri.

Në fillim shkonim te dajat, pastaj u mbyll kufiri dhe shumë gjatë nuk kontaktonim fare, më vonë shkëmbenim letra, Letra na dergonte Sakipi, Qemali dhe Emini. Emini ishte mësues në Maqëllarë dhe na shkruante letra shumë të bukura dhe fëmijët i lexonin shumë shpesh. Diku 1980 na erdhi letër se Daja Dalip është sëmurë dhe ka shpreh dëshirën ta sheh nënën. E dërgova nënën ne Beograd në Ambasadë ku i mora vizë dhe e përcolla në Qafthanë ku për herë të parë u takova me Sakip Jasharin që kishte dalë ta pret hallën. Nëna qëndroi 4 muaj te Sakipi në Peshkopi por nuk arriti ta takojë Dalipin i cili ata ditë kishte  vdekur. Por u çmall me dajën Shahin, djemt dhe vajzat e tij Safijen, Nazen, Adivijen dhe nuset e Sakipit, Eminit, Qemalit, fëmijët, atje takoi edhe Haxhi Lleshin, o cili shumë vite më vonë erdhi ta na  takojë në Dibër etj...

- Aj me trego pak per rinine ?

Po, pas vdekjes së babës filluan ta ringjallim  ekonominë pak nga pak, u martova me Atixhen nga Familja Kaja, e së bashku e rinisëm jetën, 2 vite mi mori ushtria ku isha shënjestar me top kundrajror në Sisak të Kroacisë. Atje me dy shokë u bëmë si vëllezër, Shaip Zekën nga Gjilani, vëllau i Dëshmorit Kadri Zeka dhe Avni Orhani nga Kranja e Prespës.
Por përsëri më dogji fati, në një aksident  pune humba këmbën dhe  aty mu humbën shpresat e jetës.

- Por vazhdove ?

Së pari gruaja ime më tha, mos u mërzit unë do të punoj  4 herë më shumë dhe do ta përballojmë.
E pastaj më ndriti fati.
 Gjithë Dibrës i erdhi keq për mua dhe vinin më vizitonin. Një ditë në vizitë më erdhi Kryetari i Dibrës Abdul Vojnika me shokët e tij. Kushëriri im Islami gjatë bisedës i thotë : Zotni kryetar çka do të bëhet halli i këtij djali të ri, si do e mbajë familjen?
Abdul Vojnika tha le ta vendosë protezën dhe le të vijë tek unë në Bashki. Pasi e vendosa protezën me Islamin shkuam në Bashki, e Kryetari më dërgoi  tek ndërmarja tregtare 8 Shtatori e më punësoi  në arkë në vetëshërbim e më tha:
Shiko unë ta gjeta punën, në je i zoti mbaje nëse jo skam çka tët bëj, unë iu betova se nëse nuk e mbaj punën do të hidhem në lumin Drin. 40 vjetë  punova dhe e mbajta besën, nuk përvetësova asnjë denar, por punova me nder deri në ditën e fundit. Por falë zotit më ka hecur mbarë, i rrita fëmijët i shkollova, të katërt, dalin e madhe Mersimin e kam gjykatës, vajzën e madhe Lutfijen Pedagoge, ti  Shuip inxhinier, vajzën e vogël Bletën profesore. Jam shumë i kënaqur.

A kishe qejf ti takosh e ushtrisë?

Po po kam mbajtur lidhje vazhdimisht dhe kemi vizituar njëri tjetrin, Avniu është akoma gjallë në Kranj, në Prespë.
Shaipi ndëroi jetë vitin e kaluar.
Po te tregoj një Histori me Shaipin.
Nuk më kujtohet  viti por ishin vite të rënda pas 1981 shin.
Në telefon në Shtëpi më mer nga Gjilani në Telefon Shaip Zeka.
Shyq më thotë kam një hall vetëm ti mund të më ndihmosh. Bujrum i then e ke vëllaun në Dibër urdhëro.
Nusja e vëllait tim Kadriut   (Kadriun e kishte vrarë UDBja bashkë me Vëllezërit Gërvalla) Saimja ka ardhur ilegalisht nga Gjermania se e martoi vëllaun e saj  Ahmet ISUFI ( ka qenë ministër në qeverinë e Haradinajt) dhe i janë vënë pas  policia. Sille këtu i them e do ta nxjer në Shqipëri.
Erdhën të gjithë, Shaipi me vëllaun Xhelën, Ahmetin, nusen e re dhe Saimja.  Pas qëndrimit disa ditë në Dibër, Djali im Mersimi e dërgoi në Maqëllarë tek Emin Jashari, të nesërmen Meleqi me furgon e dërgoi në aeroport dhe ajo shkoi në Gjermani. Ishte festë kur u paraqit nga Gjermania.
Tek Shaipi isha edhe kur i sollën eshtrat e heronjve në Gjilan dhe mora pjesë në rivarimin e eshtrave të Kadri Zekës.

Pra aritët që tja dilni dhe të jeni të kënaqur prej jetës edhepse  keni pasur aq fatkeqsi në rini

Falë zotit,
Pas tërmetit erdhëm në qytet, vazhdova me punë në vetëshërbim, fëmijët edhe mësonin edhe punonin, siç thashë të gjithë mbaruan fakultetet, u punësuan, plaga e gurbetit më ka prekur edhe mua, vajza Lutfija, ishte mësuese por edhe burrin e kishte doktor, por shkoi në Amerikë, por është mirë, djalin e ka doktor, vajzën inxhiniere por vajza dhe dhëndri nuk punonë si mjek e pedagogë.
Të gjithë fëmijët i kanë shtëpitë e veta, të tre i kam në rreth prej 200 metrash. I shkollojnë fëmijët, 3 prej tyre veç më jan doktorë. Unë jetoj me me ty Shuipin qe ke një nuse të mrekullueshme e bija e Astrit Zllatkut, e që kujdeset për mua dhe gruan. Falë zotit jemi të dy moshatarë dhe jemi duke e kaluar pleqërinë bashkë.
Çdo ditë e mar  gazetën Koha, dikur e mirja  Rilindjen, një herë në muaj ma sjellish gazetën Rruga e Arbërit. Lexoj edhe ndonjë libër të shkrimtarëve Dibran, Mois Murës, Nuri Kolecit, Atli Demës, Kadri Demës, Bashkim Lleshit, Munir Hoxhës etj..

- Por sun rishe pa shku ne  Bomovë?

Patjetër, shkoj shumë shpesh,  ju të dy djemt e mi e keni trashëguar rruajtjen e bletëve dhe kani parqe bletësh në Bomovë. Shkoj shumë shpesh, kur shkoj atje flej më mirë, se është ajri i pastër.
Tani edhe rruga është me asfalt. Rrugën e bëri Argëtim Fida kur ishte kryetat bashkie.

Kur isha i ri së bashku me kushërinjt e mi sidomos Arifin, Lavdërimin, Sabriun, Tairin organizonim aksione për ti mirëmbajtur rrugët sidomos rrugën për në Dibër. Gjenerata jonë ishim shumë solidar dhe ndihmonin të gjithë për ta mirëmbajtur fshatin.

-Po pse u shpërngulën banorët e fshatit kur është kaq afër.

Ehh, ne nuk ishim fshat si fshatrat e tjerë, ne ishim një Familje. Gjyshi jonë i madh Sal Markja ka ardhur nga fshati Zogje dhe e ka ble Bomovën, i ka sjellur 6 djemt e tij këtu, këtu e ka ndërtuar edhe kullën e re, se kullën e vjetër e ka në Zogje.
Prej 6 djemve të tij jemi të gjithë ne tani.
Bomova ishte rreth lumit Drin i cili është edhe kufiri. Mbi fshat ishte karakolli i ushtrisë të Jugosllavisë, pra ne ishim në brezin kufitar. Sa perëndonte dielli ne duheshte të mos dalim nga fshati. Shpesh ushtria na provokonte, njëherë Fadilin djalin e mixhës sim gati e vranë se ishte vonuar në arë.
Ishim si në shtetrrethim, u detyruam të shpërngulemi në qytet. Unë 10 vjet shkoja në punë me kalë, dimrit sidomos ishte shumë rëndë. Ndoshta po ta bënin rrugën që atëherë edhe ujin e pishëm edhe mund të rinim.
Shkollën e kishim të re, edhe xhaminë. Që ta mirëmbanim shkollën dhe xhaminë ne i falëm tokë edhe për xhaminë edhe për shkollën.

Prej familjes tone gjyshi i mash ka qen i njoftun Sal Markja, por ju si i moshuar si e vlerësoni ka vdekur Sal Markja apo jeton?

- Hehehe i ke fjalët me kunj.

Jeton Sal Markja jeton, gjeneratat e reja të familjes sonë janë shkolluar siç thash unë i kam të katërt me fakultete dhe punojnë me nder, prej familjes sonë ka gjykatës, ka doktorë, inxhinierë, profesorë, ekonomistë, kemi ambasadorë, kemi biznesmenë edhe atë këtu, në Amerikë, Gjermani, Austri, Shqipëri, djemtë dhe vajzat tona na bëjnë krenar.

- Të lodha, por çka do ti porosisje të rinjtë e sodit.

Po, ma e para ta duan vendlindjen tokën e tyre, se për tokë bëhen luftat nëpër botë e dyta të shkollohen, të shkollohen djemtë e vajzat dhe e treta çka do që të punojnë ta bëjnë punën me nder.
Me te vertete u lodh duke treguar, pasi i lagu buzet me raki rushi, i vendosi syzat dhe morri gazeten Rruga e Arberit te lexon, lexoi nja dy reshta dhe tha
: Ishalla te ngjefi te hapet tuneli i Murizit te shkoj edhe njehere ne Tirane drejt pa hipur atje ne ate bajpas.

 

Dielli kishte perënduar.

Baba nuk është,  Por fjala e tij vazhdon të jetojë.

Duajeni Atdheun dhe punoni me nder!


Ka mbetur edhe dy ore deri ne iftar, ne dyqan ska pune hic , dy tre vogelsina kam shitur.